Search This Blog

Duke u ngarkuar...

e premte, 24 qershor 2011

“Vikend Shpija” fillon me sportistë

Edicionin e parë të shout të ri “Vikend Shpija”do ta hapin futbollistët kosovarë të gjeneratës së artë, kanë bërë të ditur për Telegrafi-n organizatorët e këtij spektakli.
Futbollistët të cilët do ta hapin këtë show veror janë: Muharrem Sahiti, Rafet Pregazi, Ajet Shusholli, Isa Sadriu, Xhelal Kuqi, dhe Mentor Miftari.

Mysafirët brenda dy ditëve do të debatojnë në lidhje me futbollin, ndërsa përveç kësaj ata edhe do të luajnë lojëra të ndryshme sportive.

Ky emision i formatit sikurse “VIP Shpija” do të fillojë sonte që nga ora 20:00 dhe atë mund ta ndiqni në rrjetin kabllor “Kujtesa”. /Telegrafi/

e mërkurë, 22 qershor 2011

Të premten fillon “Vikend Shpija”

Show më i ri në Kosovë, “Vikend Shpija”, një reality shou i formatit “VIP Shpija”, do të fillojë të argëtojë teleshikuesit kosovarë që nga kjo e premte, kanë bërë të ditur organizatorët e shout për Telegrafi.

Çdo edicion të saj “Vikend Shpija” do të ketë një temë të veçantë, e cila do të debatohet gjatë qëndrimit të mysafirëve në “Vikend Shpija”. Temat e përzgjedhura deri tani janë: futbolli, arkitektura, sporti, moderatorët, arti, manekinet vs manekinët, disenjatorët, produktet vendore, etj. Mysafirët do të ftohen varësisht nga tema e “Vikend Shpijës”.

Gjatë “Vikend Shpijës” do të ftohen nga 6 mysafirë, mysafirët do të jenë të profesionit të njëjtë (aktorë, moderatorë, sportistë). Të ftuarit do të jenë nga gjenerata e re dhe ajo e vjetër, që të lindin debatet rreth ndryshimeve të gjeneratave.

Ky emision pothuajse i formatit të njëjtë sikurse “VIP Shpija” do të transmetohet çdo vikend deri në fund të sezonit veror. Emision do të transmetohet në rrjetin kabllor Kujtesa. /Telegrafi/

e mërkurë, 15 qershor 2011

Së shpejti “Vikend Shpija”

Fundjavën e ardhshme pritet të startojë emisioni më i ri “Vikend Shpija”. Ky emision do të jetë me të njëjtin format sikurse “Vip Shpija”, por të ftuarit do të qëndrojnë vetëm 48 orë brenda emisionit, pra vetëm për vikend.
Organizatorët e këtij emisioni për Telegrafi kanë treguar se mysafirët apo VIP-at të cilët do të jenë të përzgjedhur do të kenë një temë të caktuar të cilën ata do ta diskutojnë gjatë këtyre orëve.

Në "Vikend Shpija" priten të hyjnë futbollistët e vendit tonë të gjeneratës së artë të cilët do të diskutojnë për futbollin.

Ky emision do të transmetohet në Kujtesa dhe gjithsej gjatë stinës verore do të jenë 12 emisione. /Telegrafi/

e martë, 17 maj 2011

Arditi i lumtur me fitoren në VIP Shpija

Fituesi i “VIP Shpija 2”, Ardit Stafaj, gjatë një interviste për Telegrafi.com ka treguar se ndjehet shumë mirë dhe shumë i lumtur që në fund triumfoi ai.
“Jam shumë i lumtur, ndihem shumë mirë që arrita të triumfoj. Ka qenë një eksperiencë shumë e mirë për mua, i falënderoj organizatorët dhe publikun që nuk më kanë harruar pas gjithë këtyre viteve”, është përgjigjur ai.

Ndërsa i pyetur se sa ka qenë Arditi i vërtet brenda shtëpisë, ai është shprehur pa asnjë rezervë se brenda “VIP Shpija” ka qenë po ai që është në jetën e përditshme.

“Nuk kam ndenjur me rezerva. Këtë e vërtetoi më së miri edhe publiku në fund. Arditi nuk ndryshon për askënd dhe nuk dua askush të ndryshojë për mua. Thjesht Arditi ka qenë 100 për qind fiks i cili është edhe jashtë”, ka pohuar Stafaj.

Arditi ka pohuar se ai do t’i mbajë të gjitha raportet me ish banorët e “VIP Shpija” pavarësisht debateve që ai ka pasur aty brenda.

“Unë nuk hidhërohem lehtë, sidomos jo për gjëra dhe fjalë banale, sepse dikush ka hyrë me lojë aty, e unë jo. Për mua raportet do t’i mbaj me të gjithë. Aty brenda të gjithë e treguan veten si për mirë ashtu edhe për keq, por unë nuk kam kundër asgjë dhe raportet do t’i mbaj me të gjithë”, është shprehur më tej këngëtari.

Stafaj, i cili fitoi një veturë si shpërblim në “VIP Shpija 2”, po ashtu ka thënë se vëllai i tij binjak, Astiriti ka pasur fatin ta ndez atë i pari.

“ Veturën e kam marrë po atë natë, ndërsa i pari e ndezi vëllai im binjak, Astriti”, ka përfunduar Ardit Stafaj. /Telegrafi/

e diel, 15 maj 2011

Bertina del e zhgënjyer nga “VIP Shpija”, i rikthehet punës në marketing

Të premten e kaluar, Bertina Mehmeti, ish-konkurrente e “Big Brother 4”, ka lënë shtëpinë e “Vip Shpija” me 15.37 për qind të votave totale nga publiku, pas më shumë se 1 muaj qëndrimi në lojë.

Siç është shkruar në mediat kosovare, ashtu si vetë Bertina edhe adhuruesit e saj janë ndarë shumë të zhgënjyer nga organizatorët e “VIP Shpija 2”, duke dhënë komente të ndryshme dhe në faqen zyrtare në Facebook.

Ndërkohë që, miqve të saj, pas eliminimit, Bertina u ka treguar se edhe se pse ka dalë e zhgënjyer nga një tjetër reality show, përsëri nuk ka ndërmend të flasë në media për këtë çështje. Nëse do të mendohej për një fitues, ajo ka parë si të tillë këngëtarin konsovar Mc. Kresha, ndërsa nuk ka preferuar të japë komente për banorët e tjerë, që më së shumti kanë qenë nga fusha e artit. Gjatë qëndrimit në “Vip Shpija”, që transmetohet në një kanal dixhital, në KTV të Kosovës dhe në Tring Digital, Bertina pati një konflikt me këngëtaren Rovena Stefa.

e shtunë, 14 maj 2011

Ardit Stafaj fitues i VIP Shpija 2

Ardit Stafaj është shpallur fitues i edicionit të dytë të reality shou “VIP Shpija”.
Stafa ka marrë shumicën e votave të shikuesve të reality shout i cili për protagonistë kishte yjet dhe fytyrat prominente të televizionit kosovar.

Fitorja e Ardit Stafës mund të konsiderohet befasi e dorës së parë pasi favoritë ishin Qetsor Ferrunaj dhe Mc Kresha, të cilët nxisnin vazhdimisht debate në shtëpi edhe pse siç duket nuk i kanë lënë mbresa pozitive publikut kosovar. /Telegrafi/

e enjte, 12 maj 2011

Nesër finalja në “Vip Shpija”

Pas shumë e shumë debateve, argëtimeve e besa edhe fjalosjeve, dalë ngadalë i erdhi fundi edhe spektaklit “Vip Shpija 2”.
Nesër për finalistët do të jetë një natë plot emocione. Pas gjithë asaj ‘sakrifice’ secili prej tyre e ëndërron automobilin që “Vip Shpija” do ta ndajë për fituesin.

Organizatorët e “VIP Shpija 2” për Telegrafin kanë treguar se është një konkurrencë shumë e madhe mes banorëve të shtëpisë së famshme dhe deri nesër asgjë nuk është definitive.

Konkurrentët të cilët do të garojnë për çmimin janë: MC Kresha, Xuxi, Qetsor Feruna, Rovena Stefa, Ardit Stafaj dhe Elida Shasivari (Moja). /Telegrafi/

e mërkurë, 11 maj 2011

Banorët treguan histori te dhimbëshme

Të gjithë banorët e shpisë treguan histori prekëse që ju kan ndodhur gjatë jetës së tyre.Rrëfimi i Kreshës për një shok që i kshte vdekur ,ishte tepër prekës.Ai tha se shoki i ti kishte mbatur familjen ekonomikisht duke shitur “Takvima” ramazani ne Prizren…Edhe historia e Qetsorit gjithashtu ishte prekëse dhe e dhimbëshme.te gjitha këto keni mundësi t i shikoni ne videon ne vazhdim:

e diel, 08 maj 2011

Lyrical Son, Dj Drito'on dhe Lav'da në VIP Shpija 2

Tre këngëtarët kosovar, Lyrical Son, Dj Drit'on dhe Lav'da njëherësh edhe shokët e banorit të VIP Shpija 2, Mc Kreshës.

Vlen të thuhet se Lyrical Son (Festimi) është shok i ngushtë i Mc Kreshës. Këta tre do të argëtojnë sonte banorët e VIP Shpija 2.

E siç dihet po të nxehen reperat kosovar atmosfera kallet dhe banorët çmenden duke vallëzuar.

Haxhi Merrxha dhe Mariza Ikonomi në VIP Shpija 2

Dy banorët e paralajmëruar se do futen në VIP Shpija 2, Haxhi Merrxha dhe Mariza Ikonomi tashmë janë futur brenda mureve të shtëpisë.

Haxhi Merrxha u fut i pari brenda, u përshendet me të gjithë banorët dhe filloi të fliste serbisht më fotomodelen e njohur Kristina Lumbar. Ai foli tregoi shumë histori që i kanë ndodhur ne jetën e tij.

Më pas u fut edhe Mariza Ikonomi, por ajo u fut më e qetësuar, vetëm u përshendet më banorët dhe nuk foli aq shumë.